
Shpërfillja e Kurtit ndaj kërkesës së Prokurorisë, reagon ambasada britanike në Kosovë

Ambasada britanike në Kosovë ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti shpërfilli urdhërin e Prokurorisë Speciale, për t’u paraqitur atje dhe për të dëshmuar.
Ambasadori Jonathan Hargreaves përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se ka kërkuar nga të gjithë aktorët e përfshirë, të respektojnë Kushtetutën dhe procedurat ligjore, si dhe të punojnë për atë që është në interesin më të mirë të Kosovës.
“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar kryesor i demokracisë së Kosovës. Ne kërkojmë nga ata që janë të përfshirë në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në respekt të proceseve ligjore, si dhe të punojnë në atë që është interesi më i mirë i Kosovës”, kanë thënë Ambasadori Jonathan Hargreaves.
Kujtojmë se Kurti pranoi të jepte dëshmi për Prokurorinë Speciale, vetën në godinën e Kryeministrisë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128