Tensionet në Veri të Kosovës, reagon ashpër SHBA dhe i bën thirrjen e fortë Kurtit
26 Maj 2023, 19:19 / KOSOVA

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.
Me një gjuhë të ashpër ai ka kritikuar Kosovën, ndërsa thotë se këto veprime kërcënojnë stabilitetin.
“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thotë deklarata.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kurs dhe të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndizte tensionet dhe do të nxiste konfliktin”, përfundon deklarata.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



