Themelimi i Bordit të Paqes! Trump nënshkruan krahë liderëve botëror, Vjosa Osmani “kokë më kokë” me presidentin e SHBA, mungon Rama

22 Janar 2026, 12:26 / KOSOVA ALFA PRESS

Themelimi i Bordit të Paqes! Trump nënshkruan krahë liderëve

Presidenti Donald Trump, këtë të  enjte ndodhet në Davos ku mbajti  fjalën e tij nga Forumi Ekonomik Botëror. Gjatë fjalës së tij Trump u shpreh se ka zgjidhur 8 luftra deri më tani dhe është duke u përgatitur të bëjë të njëjtën gjë me Gazën.

Trump e ka cilësuar si një ditë shumë emocionuese dhe se është përgatitur prej kohësh. Sipas tij të gjithë duan të jenë pjesë e Bordit të tij të Paqes dhe se do të punojnë së bashku.

Më tej presidneti i SHBA ka nënëshkruar pas fjalës së tij themelimin e Bordit të Paqes për Gazën. Ndërkohë që liderët botërorë kanë bërë të njëjtën gjë po ashtu.

Prezente ka qënë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ka firmosur krahë Trump, është vënë re që Osmani dhe Trump kanë komunikuar shkurtimisht me njëri tjetrin para firmosjes. Ndërkohë kryeministri Rama ka munguar në ceremoni.

Pjesë nga fjala e Donald Trump: "Është nder i madh për mua. Kur u hodh ideja që duhet ta krijoja këtë bord, e kam marrë shumë seriozisht. Shumë të rinj i janë bashkuar këtij bordi. Të gjithë vendet mund t’i bashkohen. Ne i kemi dërguar edhe vendeve që janë këtu në Davos. I ftojmë të gjitha vendet, janë të gjithë miqtë e mi. Disa më pëlqejnë, disa nuk më pëlqejnë. Këta që janë këtu më pëlqejnë. Kemi bërë planin tonë për Gazën. Ne e dinim që njerëzit po vdisnin për bukë në Gaza, kjo nuk ndodh më. Nuk do të ketë më njerëz që vdesin nga uria në Gaza. Faledneroj Witkoff dhe Kushner për punën që kanë bërë. Kthyem edhe trupat e atyre që nuk ishin gjallë. Ishin të rinj dhe ne arritëm t’i kthenim të gjithë në shtëpi. Kam dhe dy fjalë për Hamasin. Ia bëra të qartë, duhet të lironte pengun e fundit. Kemi çmilitarizimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës. Do kemi sukses në Gaza."

Prezent në Davos ka qënë edhe sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i cili është shprehur se presidenti po bën një punë të madhe me sigurinë.

“Ne nuk jemi limituar në punën tonë që kemi bërë, e kemi çuar sigurinë e SHBA në majë, me këtë mandat historik. Këto rezultate janë padyshim mjaft të rëndësishme. Do bëjmë edhe më shumë se kaq. Ishte një punë e jashtëzakonshme edhe e presidentit të SHBA, Donald Trump” u shpreh ai.

Po ndodh...

ide