Nesër betohen tre kryetarët e komunave veriore, konfirmimi vjen nga kryeministri Kosovës

24 Maj 2023, 13:56 / KOSOVA ALFA PRESS

Nesër betohen tre kryetarët e komunave veriore, konfirmimi vjen nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se nesër në ndërtesa publike do të mbahen seancat konstituive për betimin e kryetarëve të rinj të komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Gjatë fjalës hyrëse në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se nuk është normal që prej 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar dhe qytetarët pa shërbime komunale.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbeten pa kryetar, dy prej tyre edhe pa Kuvende, e banorët atje pa shërbime komunale, kjo nuk është normale, veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim“- tha ai, raporton KosovaPress.

Teksa e përmendi edhe betimin e Erden Atiç si kryetar të Mitrovicës së Veriut, shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti u shpreh se Beogradi ndikoi në dalje të ulët të qytetarëveserbë në zgjedhjet e prillit që janë mbajtur në komunat veriore.

Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00, në objektet publike të komunave dhe jo tek asambletë komunale.

Ndërsa, të premten në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiç, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiç ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjançiç nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.

 

Po ndodh...