U godit për vdekje nga makina, falet gjaku i 26-vjeçarit në Kosovë

28 Shkurt 2024, 18:40 / KOSOVA ALFA PRESS

U godit për vdekje nga makina, falet gjaku i 26-vjeçarit në
26-vjeçari Sh.H që vdiq mesditën e së hënës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është varrosur sot.

Në ceremoninë e varrimit, familja e të ndjerit i ka falur gjakun familjes së të dyshuarës, që ka shkaktuar aksidentin. Nga pamjet që janë publikuar, familja Habibaj në prezencë të hoxhës, i kanë falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gjatë, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jap dorën. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo ne me u marrë me atë punë”, ka thënë hoxha që ka qenë i pranishëm.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur se prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, raportojnë mediat e Kosovës.

Sipas kërkesës për paraburgim, thuhet se e dyshuara duke drejtuar makinën në mënyrë të pakontrolluar, ka goditur shtyllën e semaforit dhe semafori pas rrëzimit ka goditur këmbësorin Sh.H, i cili si pasojë e lëndimeve, vdes në vendin e ngjarjes.

 

Po ndodh...