Vetëvendosja vijon të kryesojë/ KQZ numëron 88% të votave, ja rezultatet e deritanishme për partitë e tjera

10 Shkurt 2025, 07:30 / KOSOVA ALFA PRESS
Vetëvendosja vijon të kryesojë/ KQZ numëron 88% të

Vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Deri më tani janë numëruar 2230 vendvotime nga  2533 në total.

Kryeministri Albin Kurti udhëheq me 41.29%. E dyta rendit PDK me 21.8%, ndërsa e treta është LDK me 17.7 %.

AAK dhe Nisma kanë marrë 7.68%  të votave nga qytetarët e Kosovës.