VIDEO -virale/ Macron sulmohet me vezë gjatë deklaratave

21 Prill 2023, 08:57 / KOSOVA ALFA PRESS

VIDEO -virale/ Macron sulmohet me vezë gjatë deklaratave

Presidenti francez Emmanuel  Macron u godit me vezë në fytyrë teksa bënte deklarata. Reforma e pensioneve ka zemëruar mijëra francezë të cilët dolën protestuan. Dhjetra protestues sulmuan ndërtesën e Bolsa de Paris në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron.

Në të njëjtën kohë, protestuesit sulmuan Euronext, Bursën e Parisit, duke treguar zemërimin e tyre kundër reformës së promovuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në sistemin e pensioneve.

Përpara vizitës së Macron në qytetin jugor francez të Ganges, policia largoi protestuesit që mbanin tenxhere dhe tigane, duke i ofruar  presidentit francez një pritje të ashpër. Sipas raporteve franceze, në disa raste, policia konfiskoi enët e gatimit.

Kohët e fundit, tenxheret dhe tiganët kanë zënë vendin e tyre në protestat në Francë, duke ngjallur imazhe të protestave kundër masave shtrënguese në Argjentinë.

“Vezë dhe tigan, unë i përdor në gatim”, tha Macron teksa filloi vizitën e tij në Francën jugore, ku disa protestues hodhën vezë dhe patate ndaj presidentit francez.

Në Twitter u postua një video me presidentin francez duke u goditur me vezë në fytyrë teksa bënte deklarata.

 

 

Po ndodh...