Vijon numërimi i votave në Kosovë, zëdhënësi i Vetëvendosjes: Të presim deri në fund për të mësuar rezultatin

9 Shkurt 2025, 23:19 / KOSOVA ALFA PRESS

Vijon numërimi i votave në Kosovë, zëdhënësi i

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se partia do të presë deri në përfundimin e numërimit të votave për të konfirmuar rezultatin përfundimtar.

Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka theksoi se procesi i numërimit po vijon dhe se qytetarët duhet të tregojnë durim.

“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit, në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë,” shkroi ai.