Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, nis hetimi për votat në komunën e Drenasit

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputetë në komunën e Drenasit, duke shtyrë Prokurorinë Themelore të Prishtinës të autorizojë Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve.
Mediat kosovare raportojnë se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush janë personat përgjegjës. Dyshimet lidhen me dallime mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit të votave.
Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera të vendit, përfshirë Ferizajn dhe Malishevën, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave të rregullta në disa zona për shkak të mospërputhjeve të konstatuara.
Rasti më i rëndë deri më tani është shënuar në Prizren, ku javën e kaluar u ndaluan 109 persona nën dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit njëmujor për 23 prej tyre.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar më 9 janar. Votat janë përpunuar në qendrat komunale të numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Çdo fletëvotim kalon në disa nivele kontrolli, por sipas shpjegimeve të Radio Evropa e Lirë, manipulimi dyshohet të ndodhë kryesisht në fazën e leximit të votës për kandidatët.
Në këtë fazë, numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke bërë që sistemi të regjistrojë votë për një kandidat tjetër, ndërsa fletëvotimi real mbetet i pandryshuar. Ky veprim nuk ndikon në rezultatin e partisë, por ndryshon ndarjen e votave mes kandidatëve të së njëjtës listë, çka përbën vepër penale sipas ligjeve në fuqi.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
