E tmerrshme në Itali, avokati shqiptar gjendet me fyt të prerë (Dyshimet e para)

21 Prill 2022, 19:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

E tmerrshme në Itali, avokati shqiptar gjendet me fyt të prerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku një avokat 49-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur me fyt të prerë në veri të Italisë.

Aineo Redo 49-vjeç i cili është gjetur nga një kalimtar I rastit, ishte me profesion avokat dhe nuk ka pasur precedent të mëparshme penale. Ai u gjet me fyt të prerë dhe një thikë në dorë. Viktima ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Sipas mediave italiane 49-vjeçari ishte zhvendosur në Itali shumë vite më parë, ku dhe ka kryer studimet për drejtësi dhe punonte si ortak në një studio të rëndësishme ligjore, e cila ndodhet disa dhjetëra metra larg galerisë BNL.

I pasionuar pas sportit, ai luante në ekipin e avokatëve të Reggio-s. Sipas hetuesve të cilët po shohin pamjet e kamerave të sigurisë, Redo kishte mbërritur në zyrë me biçikletë dhe më pas ishte larguar në këmbë. Në errësirën e tunelit, në Reggio Emilia, ai dyshohet se ka vrarë veten me thikën që iu gjet ende në dorën e shtrënguar grusht. Por vetëm raporti mjekoligjor dhe këqyrja e kamerave të sigurisë në afërsi të zonës ku ndodhi ngjarja mund të hedhin dritë mbi këtë dyshim.

 

Po ndodh...