Ky është shqiptari që humbi jetën në Greqi, flet drejtori i shkollës

12 Prill 2022, 08:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ky është shqiptari që humbi jetën në Greqi, flet

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Kefaloni të Greqisë ku humbi jetën një 17-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme mediat greke kanë publikuar foto të adoleshentit shqiptar i cili quhet Fabio. I riu humbi jetën psi makina që drejtonte makinën humbi kontrollin dhe makina shpërtheu në flakë. Drejtori i EPAL, Argostoli Makis Vasilatos ka folur për nxënësin e shkollës së tij, i cili në moshën 17-vjeçare u nda nga jeta. Vasilatos e përshkruan 17-vjeçarin si një djal që kishte ëndrra dhe donte të mbaronte shkollën dhe të punonte.

“Ishte fëmijë i një familjeje punëtore që kishte ëndrra dhe donte të mbaronte shkollën dhe të punonte. Ai kishte ëndërr të shkonte jashtë vendit dhe të punonte. Ai kishte ëndrra si një fëmijë normal në këtë moshë. Jemi të gjithë të tronditur nga vdekja e tij e papritur.”

 

Po ndodh...