Retro/ Si u rrahën djemtë e Tom Doshit me Eno Popin dhe djalin e miliarderit shqiptarë

26 Prill 2022, 12:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Retro/ Si u rrahën djemtë e Tom Doshit me Eno Popin dhe djalin e

Dy djemtë e Tom Doshit të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia jo vetëm për dhunë ndaj një të riu por edhe kundërshtim me forcë të uniformave blu, nuk e kanë për herë të parë përfshirjen në ngjarje të tilla.
Vetëm rreth 4 muaj më parë mediet raportuan për një sherr masiv të ndodhur mbrëmjen e 18 janarit në një nga hotelet më në zë në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve të shumtë në festë, sherri nisi fillimisht mes djemve të deputetit (në atë kohë) Tom Doshi dhe moderatorit të Top Channel, Eno Popi.


Gjithashtu disa dëshmitarë okular, pjesëmarrës në festën e ditëlindjes të një prej vajzave VIP, kanë rrëfyer skenat e sherrit.
Ata treguan se në festë kanë qenë të pranishëm dy djemtë e deputetit Tom Doshi, James dhe Marcos, të cilët kanë qenë në shoqërinë e Vis Bajraktarit. Ndërkohë që në një tjetër tavolinë ka qenë djali i një biznesmeni të njohur (miliarder) shqiptar. Gjatë mbrëmjes, teksa vëmendja ishte te festa, një sherr për motive banale ka nisur mes dy grupeve, dhe nga fyerjet, situata ka degraduar në përplasje fizike. Djemtë e Tom Doshit bashkë me Vis Bajraktarin, janë përplasur edhe fizikisht me djalin e biznesmenit dhe shokët e tij.


“Po ju çfarë shihni?!”, iu drejtuan të ftuarve, rrëfen dëshmitari, “dhe u sulën edhe tek të tjerët me gota e karrige”. Sherri mes tyre solli edhe mbylljen e festës, ndërsa Policia e Shtetit edhe pse mbërriti në vendngjarje, nuk bëri asnjë njoftim për këtë ngjarje. Kjo edhe sepse asnjë prej palëve të përfshira, nuk preferuan që të bëjnë denoncim./ Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide