Emri/ Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur

7 Prill 2022, 08:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një nga clubet e kryeqytetit në orët e mesnatës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:15, në zonën e njohur si ish-fabrika e miellit, ku dy persona janë përplasur fizikisht dhe më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve. 
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Shpëtim Metoli ka ngelur i plagosur, ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja me taxi. 
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosje.

"Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes"- thuhet në njoftimin  e policisë.

Po ndodh...

ide