Lautaro Martinez, në historinë e Interit, shënuesi i tretë më i mirë zikaltër në Serie A i të gjitha kohërave

Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë faqe të historisë personale, por edhe atë të Interit. Sulmuesi argjentinas me dygolëshin e shënuar në fitoren 3-2 të Interit ndaj Napolit ditën e shtunë e shkroi një të tillë teksa arriti në kuotën e 134 golave të shënuar në Serie A me fanellën zikaltër.
Në këtë mënyrë, Lautaro Martinez kalon një klasifikimin e shënuesve më të mirë të Interit në kampionatin italian Istvan Nyers dhe e sheh veten në vendin e tretë teksa ka lënë shumë prapa emra të tillë si Alessandro Altobelli, Sandro Mazzola, Roberto Boninsegna, Mauro Icardi apo Christian Vieri.
Tani përpara argjentinasit janë vetëm dy legjenda të Interit, Giuseppe Meazza që kryeson këtë renditje të veçantë me 197 gola dhe Benito Lorenzi me 138, me këtë të fundit që pritet të parakalohet shumë shpejt nga kapiteni aktual i Interit duke qenë se është vetëm 4 gola përpara.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128