Lufta në Lindjen e Mesme, nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi
Cmimet globale të naftës kanë prekur sërish nivelin e 100 dollarëve për fuçi, të ndikuara nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe frika për ndërprerje të furnizimeve.
Nafta Brent u rrit me 2.3%, duke arritur përkohësisht në 100 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u tregtua rreth 94 dollarë. Të dyja janë rritur me më shumë se 60% që nga fillimi i vitit.
Shqetësimet kryesore lidhen me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, ku lëvizja e tankerëve është vënë nën presion nga zhvillimet ushtarake.
Rritja e çmimit të naftës po reflektohet edhe te karburantet, duke shtuar presionin mbi konsumatorët dhe inflacionin në ekonomitë globale.
Përshkallëzimi i konfliktit ka ndikuar edhe në tregjet financiare, ndërsa investitorët po ndjekin me kujdes zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe pasojat e mundshme për furnizimet globale me energji.
Po ndodh...
ide
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128