Arkimedi - Duke kujtuar një gjeni të antikitektit

Arkimedi (287 p.e.s - 212 p.e.r)
Sot, që jetojmë në botën e internetit, të fluturimeve kozmike apo të energjisë bërthamore, e shohim me përçmim të kaluarën e largët, si një periudhë të erët, ku sundonte vetëm padija, misticizmi e supersticioni. Në fakt nuk ka qenë kështu. Bile, krahasuar me volumin e mjeteve teknike që dispononin, të mahnit fuqia e intelektit të tyre. Arkimedi është njëri prej tyre.
Në disa postime rradhazi do t’u sjell grimca të kësaj shkëndije gjenialiteti. Ja njëra prej tyre:
Kur u bë Xheroni mbret i Sirakuzës, deshi të falenderojë hyjnitë, duke dhuruar në tempullin e tyre një kurorë floriri. Punimi i kurorës iu ngarkua mjeshtrit argjendar më të mirë të qytetit, të cilit i dorëzoi sasinë e arit që nevojitesh. Mjeshtri e punoi kurorën dhe ja shpuri mbretit. Ky e peshoi dhe mbasi e gjeti peshën e kurorës të barabartë me peshën e floririt që kishte dorëzuar, e shpuri kurorën me ceremoni në tempullin e perëndive.
Pas pak kohë, njerëzit filluan të pëshpëritin se kurora nuk ishte thjesht prej floriri, por e përzierë me argjend. Këto pëshpëritje i vajtën në vesh Xheronit, i cili thirri menjëherë Arkimedin dhe i ngarkoi të provonte nëse kishte bërë me të vërtetë ndonjë hile mjeshtri, në përgatitjen e kurorës; por me kusht që kurora të mos prishej, sepse kjo do të ishte një fyerje e rëndë për hyjnitë. Arkimedi mendoi shumë kohë për zgjidhjen e këtij problemi. Një ditë, në kohën që po bënte banjë në një vaskë, vërejti se, sa më shumë zhytej në ujë aq më e madhe ishte sasia e ujit që derdhej nga vaska e mbushur plot; ai vuri re njëkohësisht se, duke qenë në ujë, i dukej se gjymtyrët i peshonin më pak, d.m.th humbisnin një pjesë të peshës së tyre. Mëndjemprehtësia e tij e kapi këtë fenomen si kyç për zgjidhjen e problemit që i kishte ngarkuar mbreti dhe, i gëzuar, doli nga banja në rrugë, duke thirrur: “Eureka, eureka !” (e gjeta, e gjeta !)
Si e zgjidhi problemin Arkimedi? - Ai përgatiti dy masa, njërën prej ari, tjetrën prej argjendi, secilën me peshë të barabartë me atë të kurorës. Pastaj, mbushi plot me ujë një enë të madhe, e futi brenda masën prej argjendi. Mati sasinë e ujit të derdhur. Të njëjtin veprim bëri edhe për masën e arit dhe mati përsëri sasinë e ujit të derdhur. Rezultoi që kjo sasi uji ishte më e vogël se në rastin e argjendit. Pra dy copa, argjendi dhe ari, me pasha të barabarta, nuk çvendosnin sasira të barabarta uji, argjendi më shumë, ari më pak. Duke llogaritur sasinë e ujit të tepërt ai gjeti sasinë e argjendit të përzierë me arin e në këtë mënyrë zbuloi hilenë e mjeshtrit që kishte përgatitur kurorën./ Përgatiti: Klodi Stralla, Alfapress
(vijon)
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
