
‘Ecni ngadalë dikush ju pret në shtëpi’ /Pse ndodhin kaq shumë aksidente rrugore në Shqipëri?!

Megjithëse në rënie, Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që humbin jetën në aksidente rrugore.
Për gjithë vitin 2022 u numëruan 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente të ndodhura në vitin 2021.
Vetëm në muajin dhjetor 2022 u numëruan 105 aksidente rrugore.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor treguan se në 9-mujorin janar-shtator të 2022 pjesa më e madhe e atyre që u përfshinë në një aksidente rrugore ishin të grup-moshës 25 deri në 34 vjeç, ndërsa më të përgjegjshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç.
Por cilët janë disa nga shkaqet kryesore të aksidenteve:
1. Infrastrukura rrugore. Nuk ka asnjë normë qarkullimi, pasi diku punohet e diku zgjerohet, diku tjetër rikonstruktohet por nga ana tjetër lejohet kalimi i automjeteve e të tjera situata si këto, të cilat nuk paralajmërohen pa asnjë shenjë dalluese, pa asnjë sinjalistikë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Sa aksidente kanë ndodhur në këto rrugë? Të gjithë e dimë, por të gjithë heshtim. Por kush është përgjegjësi dhe pse nuk penalizohet së paku financiarisht për dëmet e shkaktuara? Por themelore mbetet infrastruktura rrugore, e cila tashmë është bërë stresante dhe e papërballueshme
2.Mjetet tejet të përdorura në rrugë të këqija. Çdokush ëndërron të blejë një makinë, por që të blesh një makinë të re do të thotë të ëndërrosh dyfish. Ajo se çfarë ndodh në Shqipëri është se Qeveria Shqiptare ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë, edhe përmes aplikimit të taksave të ulëta, mjetet e përdorura. Kush është arsyeja për këtë?
Rreth 50 mijë mjete të përdorura shiten çdo vit, kundrejt 3000 makinave të reja.
3.Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse. Ato rrugë që janë ndërtuar dhe që janë ana pozitive e zhvillimit të vendit janë sot nën sulmin e njerëzve të pandërgjegjshëm, por edhe në papërgjegjshmërinë e strukturave shtetërore për mbrojtjen e rrugëve.
4. Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, loja me siguracinet. Mungesa e kontrollit nga policia dhe drejtimi i automjetit nga përdorues nën efektin e alkoolit, përbëjnë arsyet kryesore të 50% të aksidenteve në Shqipëri. E keqja më e madhe është se këta përdorues nuk kontrollohen në vendin e aksidentit ose nuk shënohet në proces-verbalin e policisë, në mënyrë që personi të mos dënohet dhe të përfitojë nga siguracioni. Një investim i detyrueshëm me regjistrimin online të çdo rasti do të shmangte përgjegjësinë dhe do bënte të mundur uljen e përdoruesve të alkoolit.
5. Sistemi rrugor shqiptar nuk ekziston askund, pa asnjë sinjalistikë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë mbrojtje. Këto ishin rrugët e ndërtuara në socializëm ku kalonte Zisi e Saurreli dhe kur nuk flitej për mbrojtëse rrugësh, përveç rasteve kur thuhej se makina doli nga rruga dhe ra në humnerë. Statistikat tregojnë për shumë raste të humbjes së jetës si pasojë e këtyre rënieve në Shqipëri.
Nga ana tjetër, në shumë rrugë, këto sinjalistika janë vjedhur dhe në shumë segmente rrugore janë vendosur keq, duke krijuar kaos dhe në jo pak raste në shumë automjete kanë hyrë deri tek timoni, vetëm nga vendosja me ndërprerje e këtyre mbrojtëseve.
6. Përdorimi i gomave të konsumuara nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu edhe në verë ka shkaktuar plot aksidente. Kjo ndodh pasi nuk ka asnjë penalizim për asnjë drejtues mjeti dhe akoma tregtohen goma të përdorura në Shqipëri. Por pse lejohet kjo, kush janë arsyet? Për sistemin e transportit publik ekziston një kontroll i rreptë i cili garanton lëvizjen e qytetarëve. Atëherë pse të stimulohen vjetërsirat në rrugë?
7. Tejkalimi i shpejtësisë mbi normat, por edhe norma të tjera të sjelljes që nuk zbatohen nga përdoruesit e rrugës, siç janë parakalimet e gabuara, janë shpesh burime të aksidenteve rrugore./Alfapress.al
-
“Të gjithë dështuam”/ Dom Gjergj Meta tregon se pse ikin shqiptarët
22 Shkurt, 11:31 -
Merr flakë makina në Klos, ja dyshimet e para
22 Shkurt, 10:16 -
-
“Shqipëria me patenta ari!”/ Ja si varjojnë çmimet në rajon
22 Shkurt, 09:29

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128