Histori/ Çfarë është Status Quo-ja (Paqja) dhe prishja e saj (Lufta)?

2 Gusht 2022, 14:53 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Histori/ Çfarë është Status Quo-ja (Paqja) dhe prishja e

Me termin “status quo”, në marrëdhëniet ndërkombëtare, emërtohet një gjendje e vendosur dhe e qëndrueshme, ekonomike, politike, ushtarake ose kulturore, rajonale ose globale.

Si rregull ajo është vendosur pas një gjendje lufte, kur fitimtari i ka diktuar të mundurit kushtet e tij të paqes, natyrisht të diktuara sipas interesave te tij, si fitimtar, përfshi këtu edhe dëmshpërblimet (reparacionet), për dëmet që i ka shkaktuar kundërshtari i mundur.

Të tilla kanë qenë gjatë Historisë të gjitha “Traktatet e Paqes”.

Në Antikitetin greko-romak ishte Paqja e Delosit (404 p.e.r), ku Sparta i diktoi Athinës kushte e saj si fitimtare e luftës mes tyre dhe Traktati i Kartagjenës në Luftrat Punike (201 p.e.r), ku Roma i diktoj Kartagjenës kushtet e saj të paqes robëruese.

Në kohët moderne ishin “Traktati i Westfalisë (1648) në Luftën europiane 30 vjeçare, Traktati i Versajës (1919), ku Aleatë fitimtare të L1B i diktuan Gjermanisë të mundur kushtet e tyre të paqes dhe po ashtu “Traktati i Parisit” (1946) në L2B, ku përsëri Aleatët i diktuan Gjermanisë të mundur kushtet e tyre për paqen, që vazhdojnë edhe sot, të reflektuara në përbërjen e 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje.

Pra çdo Paqe është vendosur pas një Lufte dhe reflekton raportin e forcave, midis fitimtarëve dhe të mundurve.

Por, me kalimin e kohës, të mundurit e marrin veten, forcohen ekonomikisht e ushtarakisht, dëmet dhe viktimat e luftës të dikurshme harohen, dalin breza të rinj që se kanë parë luftën dhe kërkojnë të heqin qafe kushtet e rënda dhe kufizimet që ka vendosur traktati i dikurshëm, që iu është imponuar gjyshërve të tyre. Nëse kundërshtari reziston dhe nuk do të lëshojë pe me të mire, atëherë  fillon lufta e re.

Pra lufta nuk është gjë tjetër veç përpjekja për të përmbysur një status quo, të vendosur nga një luftë e mëparshme, kur raporti i forcave ka ndryshuar.

Prandaj termat “agresor” dhe “agresion” janë terma relative. Ai që e prish status quo-në quhet agresor dhe veprimi i tij për ta ndryshuar atë me dhunë quhet “agresion”, ndonëse nuk arsyetohet më thellë se kush e kish vendosur atë status quo, pse e kish vendosur dhe në favor të kujt ishte ajo.

Diplomacia, ndryshimi pa dhunë i status quo-së, bën vetëm balancin ekonomik humbje-përfitim, pra koston e luftës. Nëse “fizibiliteti” del pozitiv, fillon lufta!

Për mua, Lufta nuk matet në terma morale, ndonëse ajo mbetet një instrument i padëshirueshëm, i dhimbshëm, me viktima dhe dëme për të gjithë ata që marrin pjesë në të, por që fatkeqësisht, bëhet shpesh i pashmangshëm, sepse atij që i intereson status quo-ja bën gjithçka për të mos e ndryshuar atë./ Përgatiti Klodi Stralla

Po ndodh...