Historia interesante e njeriut që zëvendësoi Joseph Stalinin në paraqitjet e tij publike

10 Dhjetor 2022, 17:24 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Historia interesante e njeriut që zëvendësoi Joseph Stalinin

Stalini mbeti një nga figurat më ikonike në historinë post-moderne, një përfaqësues i rëndësishëm i imazhit të diktatorit. 

Ai krijoi një kult personaliteti, kontrolloi mediat dhe vrau miliona dhe duke qenë se jetonte me frikë se mos vritej në daljet e tij publike, përdori dublikant.

Diktatori kishte gjithsej katër dublikant, dhe Felix Dadaev, ishte njëri prej tyre,që  tregoi historinë e tij në vitin 2008.

 
Felix Dadaev

Historia interesante e njeriut që zëvendësoi Joseph Stalinin
Deri më tani, dihet vetëm identiteti i një njeriu që është përdorur nga Stalini dhe është një burrë me emrin Felix Dadaev, një ish-balerin dhe magjistar. 

Në vitin 2008, pasi mori lejen nga qeveria ruse, Felix Dadaev tregoi historinë e tij në publik. 

Emri i vërtetë i Dadaev, siç dshmoi ai vetë në një intervistë dhënë gazetës ruse Pradva në atë kohë, ëshëtë Gazavat (Gazi) që do të thotë "luftëtar për besim", dhe emri i Feliksit është marrë gjatë luftës, në kujtim të një komandanti që vdiq në krahët e tij.

Gazi lindi në vitin 1926, në një fshat malor të Dagestanit, ku punonte dhe si bari. 

Kur ai dhe familja e tij u transferuan në Grozny, ai filloi të merrte mësime kërcimi me një koreograf. 

Më vonë, kur ata po transferoheshin në Ukrainë, ai filloi të kërcente në ansamblin "Lezginka" (nga emri i një vallëzimi të famshëm Kaukazian, siç e përmend në intervistën e vitit 2008). 

Gazavat ishte i përkushtuar në fushën e betejës, duke marrë pjesë kryesisht në misione zbulimi.

Siç dëshmoi ai në të njëjtën intervistë, për shkak të informacioneve që mori, trupat ruse arritën të hidhnin në erë një urë, të izolonin trupat gjermane dhe të hynin në Cerkessk, për të cilën u dekorua. 

Në vitin 1942, Gazavat u plagos rëndë dhe u transportua në spital në mënyrë urgjente. 

Menjëherë pas kësaj, ai u rekrutua nga NKVD.

Ai u shpall i vdekur dhe u dërgua në Kremlin për të hyrë në lëkurën e personazhit të vetëm që do të luante.

Diferenca mes aktorit dhe personazhit të jetës së tij ishte rreth 48 vjet.

Dadaev deklaroi se i vetmi ndryshim mes tij dhe diktatorit ishin veshët e tij, ky i fundit kishte më të mëdhenj, por jo një ndryshim i madh pasi edhe miqtë e Stalinit nuk mundin të bënin dallimin.

Edhe zëri ishte i ndryshëm.

Mirëpo, për shkak se shtypi i asaj kohe nuk kishte pajisjet sot, askush nuk mundi ta dallonte.

Dadaev e mbajti sekret sekretin e jetës së tij deri në moshën 88-vjeçare, nga frika se KGB-ja apo edhenga  banda e Stalinit se mos e lëndonin, siç shkruan thevintageneës.com.

Kur historia u bë publike, KGB-ja e konfirmoi atë. 

Detaje për jetën e Dadaev mund të gjenden në disa intervista që ai dha, si dhe në autobiografinë e tij. 

Sipas tyre, Stalini kishte katër punonjës të punësuar. 

Edhe pse praktikisht u rrëmbye nga policia sekrete, Dadaev shpjegoi se ishte shumë krenar për ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes tij dhe diktatorit dhe rolit të tij. / Përgatit Alfapress.al

Historia interesante e njeriut që zëvendësoi Joseph Stalinin
Felix Dadaev në të majtën dhe Joseph Stalin në të djathtën, 1940

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128