‘Mafia’ e majmunëve

19 Janar 2023, 12:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Mafia’ e majmunëve

Vjedhja e diçkaje dhe kthimi i saj vetëm për një shpërblim duket se funksionon mirë në familjen e Makakëve (lloj majmuni)  që jetojnë rreth një tempulli të lashtë në Bali.

Ata shkëmbejnë mallrat e vjedhura nga turistët me ushqime dhe fruta, një zanat që e mësojnë duke vëzhguar llojin e tyre.

Makakët që jetojnë rreth tempullit indonezian kanë mundur të ndërtojnë një mashtrim fitimprurës me kalimin e kohës në kurriz të turistëve.

Ata vjedhin kapele, kamera, syze dielli dhe çdo gjë që munden ta marrin lehtësisht dhe presin oferta  ushqimore nga stafi i tempullit për të kthyer mallrat e vjedhura.

Sjellja e makakëve  të këtij tempulli u studiua fillimisht dhe sistematiksht nga Fany Brotcorne, primatolog në Universitetin e Lièges (Belgjikë).

Pas katër muajsh vëzhgimesh të katër grupeve të ndryshme majmunësh që jetonin përreth zonës, shkencëtari kuptoi se dy tufat më afër tempullit ishin ato ku ishin përqendruar vjedhjet: provë që sjellja mësohet dhe transmetohet midis individëve si një formë të njohurive kulturore.

Është interesante se kjo formë shantazhi nuk është vërejtur në grupe të tjera makakësh anembanë botës.

Dhe kur një tufë e re vjen për të jetuar afër, ajo nga ana e saj "inicohet" për zhvatje. 

Vëzhgimet do të shërbejnë për të nxjerrë të dhëna të reja mbi psikologjinë e këtyre primatëve dhe mbi origjinën e sjelljes së shkëmbimit dhe negocimit, për të cilën vetëm njeriu është mjeshtër./ Alfapress.al

Po ndodh...