
Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion ndër vite

Pjesëmarrjen në Eurovizion e Shqipërisë nisi në vitin 2004 kur ky shtet u përfaqësua nga Anjeza Shahini me këngën “Imazhi yt”.
Anjeza Shahini me këtë këngë u kualifikua për në finale, ku u vlerësua me 106 pikë duke u pozicionuar në vendin e 7 nga 24 vende konkurruese.
Pas Anjezës në vitin 2005 në Eurovizion u paraqit Ledina Çelo me këngën “Tomorroë I Go” e cila zuri vendin e 16-të.
Në vitin 2006 në këtë garë u paraqit Luiz Ejlli me këngën “Zjarr e ftohtë”.
Ndërsa në vitin 2007 Frederik Ndoci me këngën “Hear My Plea”, as Ndoci dhe as Ejlli nuk arritën që te kualifikohet në finale.
Shqipëria në Eurovizion në vitin 2008 u përfaqësua nga Olta Boka me këngën “Zemrën e lamë peng” e cila zuri vendin e 17-të në finale.
Në vitin 2009 u paraqit Kejsi Tola me këngën “Carry Me in Your Dreams” e cila po ashtu zuri vendin e 17-të.
Në vitin 2010 u paraqit Juliana Pasha me këngën “It’s All About You” e cila fitoi 76 pikë dhe zuri vendin e 19.
Në vitin 2011 Shqipëria u përfaqsua nga Aurela Gaçe me këngën “Feel the Passion” e cila nuk u kualifikua për në finale.
Arritje të mëdha në këtë garë muzike me paraqitjen e saj në Eurovizion pati Rona Nishliu në vitin 2012 e cila e dërgoj Shqipërinë në finale.
Ajo në Eurovizion u paraqit me këngën “Suss” e cila u vlerësua me 146 pikë e cila zuri vendin e 5-të.
Në vitin 2013 në Eurovizion u paraqiten Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko me këngën “Identitet” e cila nuk u kualifikua në finale.
Në vitin 2014 u paraqit Hersi Matmuja me këngën “One Night’s Anger” e cila po ashtu nuk u kualifikua në finale.
Në vitin 2015 në Eurovizion u paraqit Elhaida Dani me këngën “I’m Alive” e cila zuri vendin e 17 në finale.
Në vitin 2016 Shqipëria u përfaqësua nga Eneda Tarifa me këngën “Fairytale” e cila nuk u kualifikua në finale.
Në vitin 2017 u paraqit Lindita Halimi me këngën “World” e cila po ashtu nuk u kualifikua në finale.
Në vitin 2018 Shqipëria u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” e cila fitoi 162 pikë dhe zuri vendin e 11-të në finale.
Në vitin 2019 Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga Jonida Maliqi, me këngën ‘Ktheju tokës’.
Jonida u nominua nga Eurovision NI Awards 2019 në kategorinë Zëri më i Mirë Live.
Në vitin 2020 Eurovizioni u anulua për shkak të pandemisë COVID-19 dhe Arilena Ara e cila ishte fituese e Festivalit Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH me këngën Shaj i humbi shansi për të marrë pjesë në Eurovizon.
Në vitin 2021 ishte këngëtarja Anxhela Peristeri që fitoi Festivalin e 59-të të Radios Televizionit Shqiptar me këngën Karma duke na përfaqësuar kështu dhe në Eurovizion dhe duke hyrë në natën finale.
Në vitin 2022 përfaqësuese e Shqipërisë ishte Ronela Hajati me këngën Sekret dhe nuk arriti në natën finale.
Ndërsa këtë vit Shqipëria u përfaqësuar nga familja Kelmendi me këngën Duje dhe arriti në natën finale.

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128