Presidenti i SHBA që u arrestua nga një polic/ Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit

lysses Grant lindi në ditën e 27 Prillit 1882, në Point Pleasant, Ohio për Root Grant,nga martesa e një biznesmeni dhe Hannah Grant. Familja u transferua në qytetin Xhorxh një vit pas lindjes së tij dhe aty ai shfaqi interesin e tij për kuajt. Uliksi e ndoqi nënën e tij,ai ishte tip i turpshëm dhe i rezervuar dhe e urrente biznesin e të atit. Kjo është arsyeja që ai nuk zgjodhi të punonte me të. Uliksi hyri në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point në moshën 17-vjeçare.
Pjesëmarrja e Grantit në luftën civile
Lufta civile do të jetë gjithmonë në zemër të të gjithë amerikanëve dhe përpjekjet e Uliksit do të kenë të njëjtin fat. Më 12 prill 1861, trupat e konfederatës sulmuan Karolinën e Jugut. Ky ishte sulmi që nisi pasionin e Uliksit për të luftuar për amerikanët. Ai u emërua për të komanduar regjimentin e 21-të vullnetar të Illinois dhe deri në shtator 1861 ai e kishte sjellë regjimentin në frymën e plotë luftarake.
Ulysses dhe luftëtarët e tij morën qytetin e Paduach pas rënies së Kentakit dhe në shkurt 1862 trupat e Grant së bashku me Marinën e SHBA luftuan në Fort Henry dhe Fort Donelson duke siguruar të dy vendet. Grant shpejt u promovua në gjeneral-major të vullnetarëve për shkak të këtyre fitoreve.
Arrestimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara
Arrestimi i një presidenti mund të jetë paksa i madh, por tregon barazi para ligjit në vlerësimin e tij më të lartë. Barazia ka qenë gjithmonë një kërkesë kryesore e një vendi të qeverisur nga demokracia. Nuk ka rëndësi nëse je president, një person i pasur, apo thjesht një individ me pak ose aspak pushtet, ndjenja e trajtimit të barabartë është ajo që të gjithë dëshirojnë.
Presidenti në fjalë

Shtetet e Bashkuara po përballeshin me pasoja të rënda sa i takon rregullave të qarkullimit rrugor dhe i ashpërsuan ato psa ngjarjes së rëndë ku një nënë dhe fëmija i saj u plagosën nga një person i pakujdesshëm që tejkaloi shpejtësinë në rrugë. Qeveria u detyrua të vendoste më shumë policë për të arrestuar shoferët e pamatur.
Presidenti Grant Ulysses, presidenti i 18-të i SHBA-së ndoshta po nxitonte për një rast, por ai harroi se ligji zbatohet për të gjithë, përfshirë qytetarin numër një të vendit.
Polici, William H. West që e arrestoi, e kishte paralajmëruar më parë. Ai i kërkoi Grantit të ndalonte karrocën e tij ndërsa ai tha, "Epo, oficer, çfarë do me mua?" West iu përgjigj: “Dua t'ju informoj zoti President se po shkelni ligjin duke ecur me shpejtësi përgjatë kësaj rruge. Vozitja juaj e shpejtë, zotëri, ka dhënë shembull për shumë zotërinj të tjerë.”
Grant e kuptoi gabimin e tij dhe premtoi se do të ishte i kujdesshëm tani e tutje por i njëjti oficer e ndaloi ditën e dytë teksa po ecte me shpejtësi nëpër një zonë në Georgetown.
Unë ju paralajmërova dje, zoti President, për ecjen e shpejtë, dhe ju thatë, zotëri, se kjo nuk do të ndodhte më," i tha West Grant. “Më vjen shumë keq, zoti President, që duhet ta bëj, sepse ju jeni shefi i kombit, dhe unë nuk jam gjë tjetër veçse polic, por detyra është detyra ime dhe do të më duhet t'ju arrestoj. ”
Kjo është e gjitha, Grant u arrestua dhe u dërgua në stacion me karrocën e tij, ndërsa Well u ul afër me të. Ai pagoi një gjobë prej 20 dollarësh që ishte një shumë e majme në atë kohë.
Më pas, oficeri Well u bë mik i ngushtë i presidentit. Ata shiheshin shpesh duke biseduar dhe duke pirë. As oficeri Well nuk ishte i pastër, ai i rrëfeu Grantit se ishte arrestuar 25 herë për tejkalim të shpejtësisë./ History of yesterday

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
