
Shqipëria “i përze” ja të rinjtë që po shkëlqejnë jashtë vendit

Janë të shumtë shqiptarët të cilët kanë shkëlqyer me talentet e tyre nëpër botë në shumë fusha. Shumica emigrantë, pasi familjet janë zhvendosur jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Po sjellim disa prej emrave të rinj që po “ngjisin shkallët” e karrierës së tyre jasht vendit. Së fundmi talenti më i ri është një vajzë 13 vjeçare që po konkuron në “The Voice Kids Germany”. 13-vjeçarja shqiptare Eliana Kallo, po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany.
Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Eliana goditi fort me këngën Gayle – Abcdefu.
Ishte juria ata që u habitën me performancën e saj, juri kjo e përbërë nga 5 persona, emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.
Një tjetër shqiptare 17-vjeçare, e cila ka konkurruar në “X Factor” në Greqi.
Jody Lulati i ka bërë të gjithë për vete sapo ka nisur të këndojë. Ajo kishte zgjedhur këngën “You know that I’m no good”, të Amy Winehouse, për paraqitjen e saj të parë përballë jurisë dhe ia ka dalë t’i mahnisë të gjithë. Performaca e saj është shoqëruar me komente pozitive dhe ka arritur të sigurojë katër “Po” nga të katërt anëtarët e jurisë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe do të na jepni të drejtë sapo ta dëgjoni të këndojë.
Por të rinjtë tanë nuk po shkelqejnë vetëm në skenë por kudo.
Një nga talentet më premtuese të përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, mesfushori ofensiv Marvin Çuni, i cili i ka dhënë lamtumirën Bajern Mynih, për të shkuar në Kategorinë e Katërt gjermane. Djaloshi kërkonte që të aktivizohej më rregullisht dhe bavarezët ia kanë plotësuar dëshirën, për t’i dhënë eksperiencë në fushën e lojës.
Çuni do të jetë në sezonin e ri pjesë e skuadrës së SG Sonenhof Grosaspah, në Kategorinë e Katërt gjermane. Klubi ra nga kategoria në këtë sezon dhe po mendon të ringritet, por edhe të promovojë futbollistë të rinj, ndaj sapo ka parë t’i shfaqet mundësia, ka gjetur akordin me Bajern Mynih për transferimin sezonal të lojtarit.
Në këtë mënyrë, futbollisti i cili do të mbajë fanellën me numrin 7 në skuadrën e re, pritet të jetë titullar atje e të përfitojë më shumë eksperiencë sesa në kampionatet e moshave me fanellën e bavarezëve, pasi ata nuk planifikonin ta kalonin te skuadra B as në këtë edicion. Çuni luajti 24 ndeshje në sezonin e fundit me ekipin U-19 të Bajernit, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 4 asiste për bavarezët, të cilët e vlerësojnë si një futbollist me shumë perspektivë për të ardhmen.
Florian Marku, nga Anglia, bëri të njohur për shqiptarët Artet Marciale Mikse (MMA-në).
Së fundmi sukseset e tij e kanë katapultuar lart edhe në boks ku ka mundur të fitojë titullin kampion në federatën IBF për peshat e lehta.
Por përtej Markut, në Angli ka plot shqiptarë që ëndërrojnë sukseset në ring. Një prej tyre është 17-vjeçari Kledi Disha, i cili dy vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve pasi ka kaluar suksesshëm nga kickboxi te ringu heksagonal i MMA-së.
Disha tha për kanalin informativ të platformës TIBO, Tibo-News, se dëshirën për t’u ndeshur e ka trashëguar nga gjyshi në Kukës, i cili ka qenë mundës. Ai thotë se e mban me krenari flamurin shqiptar dhe se i mbron bashkëkombësit e tij.
Luis Gjolena është 17 vjeçari që do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin europian të Boksit për moshën deri në 18 vjeç me peshën 86 kg.
Në raftin e trofeve dhe medaljeve ku vec të tjerash qëndron dhe ajo e kupës së botës, Luisi ka bërë një vend edhe per atë që synon të marrë në europian.
"Synoj medalje, të dal mirë që besoj se do të ndodhë. Më pas them të bëj ndeshje tek të rriturit," tha ai.
Ishte 12 vjec kur u angazhua me këtë sport me shtysën kryesore nga i ati .
Shqiptarja e suksesshme në fushën e mjekësisë në Kanada fiton çmimin "Hall of Fame"(CMHF)
Qendresa Sahiti, studentja shqiptare nga Prishtina, tregoi një potencial të jashtëzakonshëm si liderë dhe novatorë të ardhshëm të kujdesit shëndetësor në Kanada.
E lindur në Prishtinë, Kosovë, Qendresa është e apasionuar pas barazisë shëndetësore, përfshirjes dhe avokimit të komunitetit, si dhe përmirësimit të mjedisit post-sekondar
Ajo ka një diplomë ‘Bachelor’ në Neuroshkence dhe një certifikatë në Lidership dhe Komunikim në Shkencë nga Universiteti Dalhousie.
Po ashtu, ajo ka botuar dhe paraqitur kërkime në traumat dhe paraardhësit e sëmundjeve mendore, edukimin mjekësor dhe mjedisin e të mësuarit, dhe kryqëzimin e artit dhe shkencës.
Si një emigrante dhe ish-refugjate, ajo është veçanërisht e interesuar për shëndetin e të sapoardhurve dhe ka qenë e përfshirë shumë në organizata që mbrojnë mirëqenien e popullatave të margjinalizuara.
Qendresa Sahiti, është ndër 10 fituesit e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada.
Duhet theksuar se ajo është e diplomuar me titull nderi nga dega e Shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada.
Talentet shqiptarë që na kanë bërë krenarë në botë janë të shumtë. Mjafton të përmendim Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max e shumë të tjerë, për të kuptuar që shqiptarët shkëlqejnë dhe që u duhet vetëm një mundësi për t’u zbuluar e për të rënë në sy, pastaj e gjithë bota do t’i mbështesë.

ide

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128