
Si u shkatërrua simbolika e Svastikës?

Përdorimi më i hershëm i simbolit të njohur svastikës- një kryq barabrinjës me krah të përkulur djathtas me kënde 90 ° u zbulua i gdhendur në një fildish, 15.000 vjeçar që i përkiste një mamuthi, specie e zhdukur.
Gdhendja e lashtë supozohet se është përdorur për qëllime pjellorie dhe shëndetësore, model i ngjashëm me atë që gjendet natyrshëm tek një mamuth-një kafshë që ështëkonsideruar si simbol i pjellorisë.
Që nga konceptimi i tij më i hershëm, simboli besohet se ka pasur konotacion pozitiv dhe inkurajues për jetën.
Emri modern për ikonën, që rrjedh nga sanskritishtja svastika , do të thotë "i favorshëm për mirëqenien".
Është përdorur nga kulturat anembanë botës për një mori qëllime të ndryshme gjatë historisë: si simbol në hinduizëm, budizëm dhe xhainizëm; si një kryq i stilizuar në krishterim; në kulturën e lashtë aziatike si model në art; në monedhën greke; në arkitekturën mesjetare, të rilindjes dhe barok; dhe mbi artefaktet e epokës së hekurit.
Ndërsa simboli ka një histori të gjatë për të pasur një konotacion pozitiv, ai u korruptua përgjithmonë nga përdorimi i tij në një kontekst kulturor: Gjermania naziste.
Në vitin 1920 Adolf Hitler miratoi svastikën si një simbol kombëtar gjerman dhe si element qendror në flamurin e partisë së Partisë Nacional Socialiste, ose Partisë Naziste.
Në vitin 1945, simboli ishte lidhur me Luftën e Dytë Botërore, brutalitetin ushtarak, fashizmin dhe gjenocidin —të nxitur nga tentativa për pushtimin totalitar të Evropës nga Gjermania naziste.
Ikona u zgjodh nga partia për të përfaqësuar qëllimin e saj për pastrimin racor në Evropë.
Hitleri dhe Partia e tij Naziste besonin se një linjë e prejardhjes së pastër gjermanike e kishte origjinën në racën ariane- një grupim i përdorur për të përshkruar popujt indo-evropianë, gjerman dhe nordikë - ishte superior dhe se racat e tjera, më pak superiore duhet të dëboheshin nga Evropa.
Artefaktet e lashta indiane që dikur zotëroheshin nga nomadët arianë u gjetën se shfaqnin shpesh svastikën dhe simboli u zgjodh nga konteksti i tij historik i paqartë në rajon për të ushtruar dominimin e të ashtuquajturës trashëgimi ariane.
Që nga Lufta e Dytë Botërore, svastika është stigmatizuar si një simbol i urrejtjes dhe paragjykimeve racore.
Përdoret shpesh nga grupet e epërsisë së bardhë dhe përsëritjet moderne të Partisë Naziste.
Së bashku me simbolika të tjera të përdorura nga partia, përdorimi i ikonës është ndaluar në Gjermani.
ide

26 maji 1996-maskarada që nuk duhet harruar kurrësesi

Të vërtetat që vulosi 14 maji për demokratët

Boll me “masakrën elektorale”!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128