“Mbi 200 profile në Instagram janë mbyllur”, Koçeku drejton gishtin nga qeveria: Po sulmohen ata që mbështesin protestën, edhe Agron Shehaj

3 September 2026, 13:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej muajsh është duke vijuar detyrën e saj si e pavarur, ka denoncuar publikisht një sulm që sipas saj është duke ndodhur së fundmi me llogaritë personale të personave, të cilët kanë dalë në mbrojtje të protestës së ashtuquajtur “Revolucioni i Flamingove”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Koçeku thotë se një sulm online ka nisur që prej ditës së djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik dhe publik. Sipas asaj, 300 faqe instragrami me përmbajtje nga protesta janë mbyllur, ndërkohë që mes këtyre profileve të pezulluara është edhe ai i deputetit të “Partisë Mundësia”, Agron Shehajt.

“Qeveria jonë në Forume Ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet”, shkruan deputetja ndër të tjera duke drejtuar gishtin kështu për këtë sulm pikërisht nga qeveria dhe ka bërë me dije se kjo çështje është adresuar pranë institucioneve përkatëse në Bashkimin Europian.

Reagimi i plotë:

Nji valë sulmesh online ka nisë veçanërisht që ditën e djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik dhe publik. Mbi 200 faqe Instagrami me përmbajtje nga protestat janë mbyllë, përfshi këtu faqen zyrtare të deputetit Agron Shehaj, aktivistit Gent Progni dhe faqeve të njoftuna në Instagram që e kanë mbështetë vazhdimisht protestën.

Këto ditë në Forumin e Bled-it, siguria online dhe sulmet kibernetike ndaj lirisë së shprehjes ishin kryefjala e diskutimit të Komisionerëve Europianë. Qeveria jonë në Forume Ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet. Për këtë edhe kam raportu tashmë në institucionet e Bashkimit Europian.

Po ndodh...

ide