Merr fund ngërci në Kosovë! Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente dhe votohet ligji për Gjykatën Speciale

Seanca u zhvillua pas marrëveshjes politike të propozuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte propozuar ish-deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, për postin e presidentes.
Në kuadër të marrëveshjes së propozuar, Kurti kishte kërkuar mbështetjen e PDK-së presidentin me kusht që të siguronte votat e shumicë për Ligjin për Dhomat e Specializuara.
PDK-ja, e drejtuar nga Bedri Hamza, kishte bërë të ditur se emri i Shiroka-Pulës ishte i pranueshëm për postin e presidentes.
Gjatë seancës, deputetët kanë votuar fillimisht për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Më pas, Kuvendi ka kaluar në votimin për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.
Në votimin përfundimtar, në limitet e afateve kushetuese (data 6 tetor) Justina Shiroka-Pula ka marrë votat e nevojshme duke u zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.
Me përfundimin e votimit, pritet që Justina Shiroka-Pula të marrë detyrën e presidentes së re të Kosovës, pas përmbushjes së procedurave kushtetuese.
Seanca e sotme vjen pas një periudhe ngërci politik mes forcave parlamentare, me zgjedhjen e presidentes dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara në qendër të zhvillimeve.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
