
“Alienë dhe tuneli sekret”, çfarë fshihet pas mureve të akujt të Antarktidës?

Në rrjetet sociale po zien një teori e re konspirative.
Bëhet fjalë për Antarktiken, kontinentin më misterioz në Tokë. Shumë konspiracionistë besojnë se pas mureve me akullnaja fshihet një pjesë e tokës ku ndodhen 27 kontinente.
Shumë video po qarkullojnë në rrjete sociale duke pretenduar se liderët e disa vendeve të fuqishme janë në dijeni të misterit që fshihet pas mureve të akullt mbi 100 metra mbi nivelin e detit.
Dhe në “Shqipëria Live” në Top Channel për të folur për misteret e Antarktidës dhe se çfarë fshihej pas mureve të akujt ishte i ftuar konspiracionisti Aranit Sllamniku.
“Teorinë e tokës së sheshtë, e kemi diskutuar. Është një mur i ndërtuar rreth e qark kontinenteve tona, mure të akullta kanë 3 dalje në ujëra matanë atij rripi të akullt. Duhet te kthehemi pas në kohë për të kuptuar se pse na sillen idetë e tokës së sheshtë. Deri në vitin 1957 në enciklopeditë botërore e kemi që toka është e rrafshët me një kupolë sipër, kështu thotë dhe gjeneza në Bibël. Po ashtu dhe Kurani. Ne kemi një marrëveshje ndërkombëtare ku mbyllen teoritë e mundësisë së interpretimeve të shteteve për formën e Tokës apo për Tokat përtej akullnajave. Traktatin e Antarktikut e ka forcuar Britania e Madhe. Mund të depërtosh me 3 anije në këto porta të akullnajave. Nuk ke shanse të nisesh nga Lindja për të shkuar në Amerikë,” tha konspiracionisti Aranit Sllamniku.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128