E pabesueshme/ Origjina e atomeve që përbëjnë trupin tonë! Ku ishin 1 milion vjet më parë

23 Prill 2023, 11:21 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

E pabesueshme/ Origjina e atomeve që përbëjnë trupin

Oksigjeni, karboni, hidrogjeni dhe azotijanë katër elementët që përbëjnë 96 për qind të masës sonë trupore. Oksigjeni përbën mbi 61 për qind të masës tuaj, krahasuar me hidrogjenin që zë vetëm 10 për qind. Por hidrogjeni është një element shumë më i lehtë.

Kësisoj rreth 63 për qind e atomeve tuaja janë atome hidrogjeni, 24 për qind oksigjen dhe 12 për qind karbon. Shumica e atomeve tuaja të hidrogjenit vijnë nga uji që pini. Dhe nëse ky është ujë rubineti që vjen nga një rezervuar, atëherë 100 vjet më parë këta atome mund të kenë qenë në cilindo nga oqeanet e botës.

Depozitat e mëdha të ujërave nëntokësore e shkëmbejnë ujin më ngadalë, me kalimin e kohës, dhe në një cikël që zgjat disa mijëra vjet. Pra edhe 1000 vjet më parë, një pjesë e hidrogjenit në trupin tuaj mund të ketë qenë në ujërat nëntokësore nën këmbët tuaja.

Atomet tuaja të oksigjenit hynë në trupin tuaj nga ajri që thithni. Gazrat në atmosferë shpërbëhen në një mënyrë kaotike nga moti. Por është e sigurt të supozohet se çdo atom oksigjeni mund të ketë qenë kudo në botë pak kohë më parë. Atomet tuaja të karbonit dhe azotit vijnë nga ushqimi, dhe bujqësia e sotme e globalizuar i importon ato atome nga e gjithë bota.

Një milion vjet më parë, është një kohë mjaftueshëm e gjatë që shumica e atomeve tuaja të shpërndaheshin në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen dhe në atmosferën e planetit tonë. Disa prej tyre do të ishin lidhur në shkëmbinj, duke pritur që të gërryheshin dhe lëshoheshin në atmosferë apo të përthitheshin nga bimët.

Por rreth 5000 ton material i ri bie çdo vit në Tokë nga hapësira. Prandaj, është një siguri statistikore që 1 milion vjet më parë, disa nga atomet e destinuara për t’u formuar ishin bllokuar në asteroidë, duke fluturuar nëpër hapësirë ​​në një trajektore që përfundimisht do t’i përplaste me Tokën.