Kryqëzimi i Jezu Krishtit: Kush ishin aktorët kryesorë

24 Tetor 2023, 16:01 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Kryqëzimi i Jezu Krishtit: Kush ishin aktorët kryesorë

Praktikisht, historia e kryqëzimit të Jezus Krishtit fillon në momentin kur ai u tradhëtua. Që nga ky moment, deri në vdekjen e tij, ishin disa persona që u përfshinë në fazat e fundit të jetës së Jezusit. Zbulojmë cilët ishin dhe rolin që duhej të luanin.

Judë Iskarioti

Para se të tradhëtohej nga Juda, Jezusi ishte tashmë një njeri i kërkuar. Ai kishte zemëruar farisenjtë, herodianët dhe saducenjtë me predikimet e tij. Dhe e mbushi kupën kur sulmoi tempujt dhe akuzoi udhëheqësit se e kishin kthyer shtëpinë e Atit të tij në treg. Arrestimi ishte i pashmangshëm. Juda zbuloi vendndodhjen e Jezusit për tridhjetë copa argjendi. Më vonë, Juda e ktheu mbrapsht argjendin dhe u vetëvar prej turpit.

Kajafa

Para se të shkonte tek Ponc Pilati, Jezusi u gjykua nga Kajafa. Përfshirja e Kryepriftit në kryqëzimin e Krishtit është domethënëse. Jezusi përbënte një kërcënim për pushtetin e Kajafës, ndaj duhej të ndalohej me çdo kusht. Jezusi u gjykua padrejtësisht në një gjyq të montuar, që u zhvillua në shtëpinë e Kajafës gjatë natës, ku Kryeprifti mori në mënyrë të paligjshme rolin e prokurorit dhe gjykatësit. Jezusi u akuzua për blasfemi dhe u dënua me vdekje. Për ekzekutimin, Kajafa kërkoi ndihmën e autoriteteve romake.

Ponc Pilati

Romakët e pushtuan Palestinën në vitin 63 para Krishtit, ndaj ishin ata në pushtet gjatë kohës së Jezusit.

Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë. Atij pak i bëhej vonë për Jezu Krishtin, veç faktit që ai kërcënonte paqen. Pra, kur Kajafa ia paraqiti Jezusin Pilatit, akuza ishte për rebelim dhe jo blasfemi.

Akuza e Blasfemisë do të kishte qenë disi e pakuptimtë për Pilatin. Sido që të jetë, Pilati e shpalli Jezusin të pafajshëm. Por nuk mbaroi me kaq.

Turma (1)

Vendimi i Pilatit nuk i pëlqeu turmës, e bindur se Jezusi ishte fajtor. Pilati, ndonëse besonte se Jezusi nuk kishte bërë asgjë të keqe, nuk donte të kishte telashe me një turmë agresive, veçanërisht gjatë festës së Pashkës.

Ai ushtroi publikisht traditën e lirimit të një të burgosuri për Pashkë, ndoshta me shpresën se turmat do të lironin Jezusin, dhe do të ndëshkonin një person që tashmë kishte nam si kriminel…

Turma (2)

Baraba, një i burgosur famëkeq, u vendos përkrah Jezusit dhe turma u ftua të lironte njërin nga të dy.

Në vend që të zgjidhte lirinë e Jezusit, turma zgjodhi Barabën, duke mos i lënë Pilatit zgjidhje tjetër, përveçse ta dënonte Jezusin me vdekje, përpara se të lante në mënyrë simbolike duart nga e gjithë kjo çështje.

Simoni i Kirenës

Jezusin e rrahën dhe e çuan në Golgotë për ta kryqëzuar. Kryqi mbi të cilin ai u dënua të vdiste u mbajt prapa Jezusit, nga një person që Bibla e quan Simoni nga Kirena. Tre nga katër ungjijtë përmendin Simonin me emër.

Sipas një përkthimi të Ungjillit sipas Lukës, ‘ata e detyruan Simonin, një burrë nga Kirena, i cili rastësisht po vinte nga fshati, të mbante kryqin pas Jezusit’.

Deri këtu është i vetmi personazh që, të paktën për një kohë të shkurtër, ia lehtësoi vuajtjet Krishtit.

Maria Magdalena

Edhe Maria Magdalena u shfaq si një qetësuese, në mes të gjithë këtij tmerri. Sipas Biblës, Jezusi e kishte shëruar Maria Magdalenën nga shtatë ‘demonë’ dhe të gjithë ungjijtë (përveç Lukës) thonë se ajo ishte dëshmitare e kryqëzimit të Jezusit dhe varrosjes së tij. Edhe më e rëndësishmja, pikërisht Marisë iu shfaq Jezusi për herë të parë pas vdekjes.

Maritë

Shkruhet nga Shën Gjoni se nëna e Jezusit, Maria, ishte gjithashtu dëshmitare e kryqëzimit, por më pas, ka pak konfuzion.

Sipas ungjijve, mund të ketë qenë deri në katër Mari të pranishme. Shën Gjoni thotë se nëna e Jezusit, Maria e Magdalës dhe Maria, gruaja e Klopës (e cila ndoshta ishte tezja e Jezusit) ishin të pranishme.

Shën Mateu dhe Shën Marku pohojnë se një tjetër Mari, nëna e Jakobit dhe/ose Jozefit, ishte gjithashtu dëshmitare e kryqëzimit.

Longinus

Longinus ishte emri biblik i ushtarit anonim, i cituar nga Shën Gjoni, i cili shpoi ijen e Jezusit me shtizë. Emri i tij rrjedh nga fjala greke për “majë shtize”, sepse dihet shumë pak për të. Një Centurion romak anonim shfaqet gjithashtu në ungjijtë sipas Markut dhe Lukës, dhe në këtë version, ushtari shpalli besimin e tij se njeriu i kryqëzuar ishte me të vërtetë Biri i Perëndisë.

Shën Dismas dhe Gestus

Të gjithë ungjijtë përmendin dy kriminelë të kryqëzuar përkrah Jezusit. Më vonë atyre iu dhanë emrat Dismas, hajduti i penduar dhe Gestus, hajduti i papenduar.

Shën Marku tregon se si Jezusi u fye nga priftërinjtë dhe turma.

Shën Luka shkroi se një nga hajdutët (me sa duket Gestus) u bashkua me talljen dhe u qortua nga Dismas, i cili më pas i kërkon Jezusit ta kujtonte atë.

Jezusi u përgjigj duke i thënë hajdutit të penduar se i është dhënë vendi në parajsë. 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128