Numër rekord gjurmësh të fosilizuara të dinozaurëve në Bolivi

Paleontologët kanë identifikuar një numër rekord gjurmësh të fosilizuara dinozaurësh përgjatë një bregdeti të lashtë bolivian, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “PLOS One”.
Hulumtuesit e udhëhequr nga Raul Esperante i Institutit të Kërkimeve të Gjeoshkencës në Kaliforni, dokumentuan rreth 16,000 gjurmë të fosilizuara të dinozaurëve teropodë me tre gishta, në nëntë vende studimi, në vendin e gjurmëve “Carreras Pampas” në Parkun Kombëtar Torotoro, në Bolivinë Qendrore.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga 1275 shtigje – duke krijuar një pamje të detajuar të shpërndarjes të madhësisë dhe sjelljes të dinozaurëve që përfshinin kthesat, zvarritjen e bishtit dhe notin.
“Numri i madh i shtigjeve lejon karakterizimin e popullatave që lanë gjurmët e tyre në një sipërfaqe të vetme shtrati – gjatë fazës së fundit të periudhës Kretake – rreth 72 milionë deri në 66 milionë vjet më parë”, thanë studiuesit.
Gjurmët variojnë nga nën 10 centimetra në mbi 30 centimetra. Sipas autorëve, diapazoni i madhësive të gjurmëve dhe diversiteti i morfotipeve sugjerojnë se një grup i larmishëm organizmash lanë gjurmët në vend.
“Ky vend është një dritare mahnitëse në të kaluarën e kësaj zone. Jo vetëm se sa dinozaurë mund të kenë lëvizur nëpër këtë zonë, por edhe çfarë bënin ndërsa lëviznin”, thanë autorët në një njoftim për shtyp.
“Është e mahnitshme të punosh në këtë vend, pasi kudo që shikon, toka është e mbuluar me gjurmë dinozaurësh”, thanë ata.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
