Ndahet nga jeta Kurt Kola, ish-kreu i të përndjekurve politikë

29 Janar 2022, 09:22 / POLITIKË ALFA PRESS
Ndahet nga jeta Kurt Kola, ish-kreu i të përndjekurve politikë

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish-kreu i të përndjekurve politikë, Kurt Kola.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se i ati humbi jetën pas komplikacioneve të Covid-19.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta sot në orët e para te mëngjesit të babait tonë të dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje për rreth 1 muaji me Covid, ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kundër të gjithë gjasave (kishte rreth 2 muaj që bënte dializë, aorten e kishte të zmadhuar, pësoi trompoze në këmbë nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditësh pesoi 1 komplikacion të rëndë në mushkëri, që rezultoi goditje fatale”, shkruan Bilal Kola.

Kush ishte Kurt Kola

Kurt Kola lindi më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij u arrestuan dhe u internuan nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik. Në vitin 1945, kur ishte vetëm 8 vjeç ai u mor nga shkolla nga dy partizanë dhe u internua bashkë me familjen e tij të përbërë nga 13 persona. Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak.

Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet dhe uli luftën e klasave, gjë e cila u transmetua edhe në Shqipëri. Rreth moshës 15-16 vjeç ai u arrestua dhe u dënua në burgun e Gjirokastrës, që ishte një galeri nëntokësore. Dënimet e tij ishin të vazhdueshme njëri pas tjetrit. Dënimi i fundit ishte më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet, por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar 1990. Më 10 mars 1991 ai shkoi në Greqi i paisur me kartën e refugjatit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB ku dhe tentoi të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti u rikthye në Shqipëri pas 1 viti pasi djali i tij studionte në gjimnaz. Për disa vite ai ka qenë kryetari i të burgosurëve politik i zgjedhur me votë nga delegatë nga e gjithë Shqipëria Ai u dënua sërisht me 4 muaj burg sepse drejtoi grevën e urisë për ish të përndejkurit politik. Kurt Kola ka shkruar gjithashtu edhe dy libra Ëndërra burg dhe Shqipëria Burg në të cilat flet për kalvarin e tij nëpër burgje.

 

 

Po ndodh...