Ndarja e re territoriale, kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvend

8 October 2026, 23:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndarja e re territoriale, kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvend

Kryeministri Edi Rama mbërriti gjatë orëve të mbrëmjes në Kuvend, ku sot po mbahet seanca maratonë që pritet të përmbyllet me votimin për Reformën Territoriale.

Drafti i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e disa bashkive, duke e reduktuar numrin nga 61 në 46.

Mazhoranca i argumenton ndryshimet me faktin që bashkimi do t’i bëjë bashkitë më efiçente, ndërkohë që opozita pretendon se pr.ligji nuk është konsultuar me qytetarët.

Ndërkaq, sot u zhvillua edhe një protestë para Kuvendit, ku përpos qytetarëve pjesë e tubimit ishte edhe opozita.  (A2 Televizion)

Po ndodh...