Ndihmuan 41-vjeçarin të ndryshonte identitetin me dokumente false, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë

Dy zyrtarë u pezulluan nga detyra në Tiranë pasi ndihmuan një 41-vjeçar të ndryshonte identitetin me dokumente false.
Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit:
O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë;
A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit D. I. alias I. K. alias I. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim në kuadër të operacionit, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. I. ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, me dokument identifikimi të falsifikuar, ndërsa shtetasja O. O. dhe shtetasi A. K. dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128