“Nëna Rukë shpërtheu në lot”/ Anita Haradinaj flet pas seancës së djeshme të Speciales, rikujton e emocionuar ditën kur Ramushi u shpall i pafajshëm në Hagë
Anita Haradinaj është rikthyer pas në kohë.
Për të rikujtuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, kur bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, një nga ish- komandantët e UÇK-së, po përballej me procesin gjyqësor në Hagë.
Ajo ka rikujtuar momentin kur Ramush Haradinaj u lirua dhe u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, në vitin 2012.
Në atë kohë, Anita Haradinaj kishte pritur në shtëpinë e saj ekipin e Klan Kosovës dhe kishte ndjekur nga afër seancën në të cilën u shpall vendimi për lirimin e bashkëshortit të saj.
Pamjet e asaj dite vijnë në një kohë kur në Hagë është dhënë aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Anita Haradinaj tha se e ka përjetuar pothuajse njësoj emocionalisht ndjekjen e seancës së fundit në Hagë, sikurse atë të vitit 2012, kur priste vendimin për Ramush Haradinajn
Ajo tregoi sot se e përcolli seancën e djeshme të Gjykatës Speciale bashkë me vjehrrën e saj, nënën e dëshmorëve, Nënën Rukë.
“Unë e përcolla dje seancën bashkë me Nanën Rukë, ajo filloi të qajë. Iu ngrit tensioni shumë dhe aty i thash ty të kanë vdekë gjithë ata djemë – sepse ajo jo veç djemve të vet, por të gjithë ushtarëve të UÇK-së u thotë djemë të mi – i thash s’ke çka me bo”, tha ajo.
“Aty është gjykuar e gjithë lufta, jo vetëm ata katër individë”, vazhdoi Anita Haradinaj në një deklaratë në Klan Kosova.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128