“Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen: Europa e mbushur me emigrantë të paligjshëm

Një përplasje e fortë është shënuar dje në Parlamentin Europian, gjatë debatit për gjendjen e Bashkimit Europian, ku eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou iu drejtua drejtpërdrejt presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me një akuzë të ashpër.
“Zonja Von der Leyen, nuk ka raciste më të madhe ndaj europianëve se ju, dhe këtë e them me prova!”, deklaroi Latinopoulou nga foltorja e Parlamentit Europian në Strasburg.
Më pas, eurodeputetja greke renditi një sërë akuzash ndaj drejtimit të Komisionit Europian.
Ajo akuzoi Von der Leyen se ka “mbushur Europën me emigrantë të paligjshëm”, se ka rënduar qytetarët me taksa dhe burokraci dhe se politikat europiane kanë goditur fermerët, blegtorët dhe peshkatarët.
Latinopoulou kritikoi gjithashtu politikat klimatike të BE-së, duke i cilësuar ato si “çmenduri të gjelbër”, ndërsa sulmoi edhe atë që ajo e quan “agjenda woke” dhe politikat e emigracionit.
Në fjalën e saj, eurodeputetja greke përmendi edhe mbylljen e fabrikave europiane dhe humbjen e vendeve të punës, duke e lidhur këtë me politikat e ndjekura nga Brukseli.
Një tjetër pikë e sulmit ishte çështja e mesazheve mes von der Leyen dhe drejtuesit të Pfizer, Albert Bourla, gjatë negociatave për vaksinat kundër COVID-19.
Latinopoulou e lidhi këtë çështje me kërkesat për transparencë dhe llogaridhënie ndaj Komisionit Europian.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128