Alarmoi policinë për bombë në shkollën “Emin Duraku”, Mandi Jatagani kërcënon: Do ta bëj sërish
17 September 2026, 14:39 / AKTUALITET

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Mandi Jataganin, i cili alarmoi policinë duke njoftuar se ishte vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë.
Prokuroria kërkoi masën “arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë 47-vjeçari ka deklaruar se, nëse nuk hiqen materialet polisterol nga shkollat që sipas tij janë të rrezikshme, do të bëjë përsëri të njëjtën gjë.
Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e antiterrorit për veprat “përhapja e rreme e informatave që ngjallin panik” dhe “njoftimi i rremë në organet e rendit”.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128