Partneritet i ri strategjik, kryeministri kanadez Mark Carney: Mirëpresim ambicien e BE-së për një aleancë më të ngushtë

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar para Parlamentit Evropian se një aleancë më e ngushtë mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian do të shërbejë si një shembull frymëzues për demokracitë e tjera në mbarë botën.
Gjatë fjalimit të tij, kreu i qeverisë kanadeze theksoi se përballë sfidave aktuale dhe përçarjeve gjeopolitike, vendet duhet të gjejnë dimensione të reja bashkëpunimi. Ai vuri theksin tek zgjerimi i lidhjeve njerëzore, duke përfshirë mundësinë që të rinjtë të studiojnë, jetojnë dhe punojnë lirisht në të dyja anët e oqeanit Atlantik.
Kjo deklaratë vjen pas propozimit të bërë nga krerët e BE-së, ku u shpreh vullneti për të krijuar një hapësirë që Kanadaja të lidhë marrëdhënie edhe më të ngushta partneriteti me bllokun evropian. Nga ana e tij, kryeministri Carney ka mirëpritur këtë qasje, ndërkohë që vëmendja e Kanadasë është orientuar drejt diversifikimit të tregtisë dhe krijimit të aleancave të reja strategjike.
Nisma vjen gjithashtu në një kohë tensionesh tregtare dhe tarifash të ashpra të vendosura nga administrata e Shteteve të Bashkuara dhe Presidenti Donald Trump, të cilët kanë paralajmëruar kundërpërgjigje nëse planet e integrimit të ngushtë mes Kanadasë dhe Evropës ecin përpara. Detajet konkrete dhe hapat e kësaj aleance pritet të diskutohen në samitin e radhës që do të zhvillohet në Montreal në fund të muajit tetor.
Fjalimi në Bruksel u shoqërua edhe me momente të papritura, kur Carney u ndërpre nga një thirrje ironike nga salla me sloganin “SHBA, SHBA!”, e cila u prit me reagime pakënaqësie nga pjesa tjetër e të pranishmëve, përpara se kryeministri të vijonte fjalimin e tij të fokusuar te forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kanadasë.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128