Tensione dhe përplasje në protestë, shkon në 11 numri i të shoqëruarve në komisariat

17 September 2026, 13:53 / POLITIKË ALFA PRESS
Tensione dhe përplasje në protestë, shkon në 11 numri i

Protesta e zhvilluar këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme është shoqëruar me tensione. Mësohet se 11 persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1.

Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur herë pas here vezë dhe letra higjienike në drejtim të forcave të policisë. Gjithashtu, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të heqin gardhin metalik që rrethon godinën e Kuvendit.

Po ashtu, protestuesit kanë përmbysur dy kazanë mbeturinash pranë selisë së Partisë Demokratike, duke bllokuar rrugën.  Gjatë incidenteve të ndodhura, 11 persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1.

Protesta ka nisur rreth orës 09:00 dhe vijon pa ndërprerje, ndërkohë që brenda ambienteve të Kuvendit po zhvillohet seanca plenare.

Po ndodh...

ide