Nën akuzë për korrupsion dhe abuzim me fondet e BE-së, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Siç shihet edhe nga pamjet, Beqaj është paraqitur në gjykatë i shoqëruar nga një efektiv policie.
Kujtojmë se Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024, në kuadër të hetimeve për abuzime të dyshuara me fondet e Bashkimit Evropian, gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Më 31 korrik 2026, ai u lirua nga paraburgimi dhe iu caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pas përfundimit të afateve të paraburgimit.
SPAK e akuzon Beqajn, në kuadër të dosjes SASPAC, për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim apo fshehje të pasurisë.
Sipas hetimeve, dyshohet se gjatë viteve 2022–2023 janë kryer procedura prokurimi fiktive për shërbime të financuara nga fondet e Bashkimit Evropian.
Ish-ministri është gjithashtu i pandehur në dosjen e koncesionit të sterilizimit, ku përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
