16 ditë revoltë studentore, Rama fton sërish të rinjtë për dialog, vendos tavolinën e gurtë para Kryeministrisë

Edhe sot, përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur një gur në formën e një tavoline, si një simbol i ftesës së kreut të qeverisë për dialog me të rinjtë, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Ndryshe nga ditë më mëparshme, kur përpara Kryeministrisë ishin vendosur karrige, këtë herë është zgjedhur një tavolinë prej guri.
Ky ndryshim vjen pasi studentët, gjatë protestave të ditëve të fundit, u kanë vënë flakën karrigeve të dialogut dhe kanë rrokullisur gurët e vendosur më herët nga kryeministri, duke shprehur në këtë mënyrë refuzimin e tyre për t’u ulur në bisedime.
Pavarësisht ftesave të përsëritura të Ramës, studentët kanë vijuar të këmbëngulin në kërkesën për largimin e tij nga posti i kryeministrit, duke e konsideruar dialogun të papranueshëm për sa kohë kjo kërkesë nuk plotësohet.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
