Pritet nisja e seancës plenare/ Blindohen ambientet pranë Kuvendit, autobotë uji dhe forca të shtuara policore në terren

Në prag të seancës së sotme plenare të Kuvendit, në zonën pranë Parlamentit janë marrë masa të shtuara sigurie.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se është vendosur gardhi metalik i Policisë së Shtetit pranë qendrës tregtare në zonë, ndërsa në terren raportohet për shtim të efektivëve dhe prani të autobotëve me ujë, në pritje të mbërritjes së protestuesve.
Seanca e sotme, e 29 tetorit, nis në orën 10:00 dhe është e para pas përplasjeve fizike të javës së kaluar në sallën e Kuvendit. Në rendin e ditës janë parashikuar 12 projektligje, një akt normativ, tri projektvendime dhe një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.
Në sfondin e kësaj seance janë edhe masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike, të përjashtuar për 60 ditë nga punimet parlamentare pas incidenteve të fundit. Ndërkohë, prania e shtuar e policisë dhe vendosja e gardhit metalik në zonën pranë Kuvendit tregojnë se autoritetet kanë marrë masa për të menaxhuar protestën e paralajmëruar.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
