Nga Nano, Malaj, Meksi, Islami dhe Blushi, te Elisa Spiropali/ Si i spastroi Rama gjithë figurat e PS që mendonin ndryshe!

15 November 2026, 12:58 / POLITIKË ALFA PRESS
Nga Nano, Malaj, Meksi, Islami dhe Blushi, te Elisa Spiropali/ Si i spastroi

Pas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste në vitin 2005, përjashtimet e eksopnentëve nga grupi parlamentar apo strukturat drejtuese ndryshe nga tradita e kësaj partie e cila ka pas lejuar mendimin ndryshe, (Kujtojmë lëvizjen "Katarsis" të Fatos Nanos dhe KPK-në e vititit 2001), në një mekanizëm "normal" spastrimi.

Fillimisht Edi Rama nisi spastrimin e socialistëve tradicional në forumet e larta të PS, duke shkatëruar fraksionin "LMN", Lëvizja për Mendimin Ndryshe. Figura si Arben Malaj, Ermelinda Meksi, Arta Dade e më pas Ben Blushi, u eliminuan me dorë të fortë nga Edi Rama.

Një nga rastet e para të bujshme ishte ai i Fatos Nanos në vitin 2007. Asokohe, kryetari i PS-së, Edi Rama, u komunikoi gazetarëve se Nano nuk ishte më pjesë e projektit politik të Partisë Socialiste.

Po në vitin 2007, gjashtë deputetë socialistë, Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, u përjashtuan nga Grupi Parlamentar i PS-së, pas votës së tyre pro Bamir Topit për President të Republikës.

Katër vite më vonë, në vitin 2011, ishte radha e Kastriot Islamit për t’u përjashtuar nga Grupi Parlamentar socialist. Vendimi erdhi pas mosrespektimit të qëndrimit politik të partisë. Kjo periudhë u shoqërua me përplasje të forta brenda PS-së dhe me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

Në vitin 2015, Tom Doshi u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Në vitin 2016, Koço Kokëdhima u shkarkua nga funksionet drejtuese në PS.

Në vitin 2017, një tjetër emër i rëndësishëm i socialistëve, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u përjashtua nga Grupi Parlamentar dhe forumet e Partisë Socialiste.

Lista e largimeve dhe përjashtimeve vijoi edhe në vitet pasuese. Në vitin 2021, Dritan Leli u përjashtua nga Partia Socialiste, ndërsa ditën e djeshme vendimi përjashtues nga forumet e partisë u mor edhe ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, vendim të cilin e komunikoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi pas Asamblesë së ditës së djeshme.

Historiku i plotë i përjashtimeve:

2007 – Fatos Nano përjashtohet nga PS, Edi Rama u komunikoi gazetarëve se në projektin politik të Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk është më pjesë.

2007 – Përjashtohen gjashtë deputetë socialistë Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta përjashtohen nga Grupi Parlamentar pas votës për Bamir Topin President.

2011 – Kastriot Islami përjashtohet nga Grupi Parlamentar. Vendimi merret pas mosrespektimit të qëndrimit politik të PS-së.

Ishte periudha e përplasjeve me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

2015 – Tom Doshi përjashtohet nga Grupi Parlamentar

2016 – Koço Kokëdhima shkarkohet nga funksionet drejtuese të PS

2017 – Saimir Tahiri përjashtohet nga Grupi Parlamentar dhe forumet

2021 – Dritan Leli përjashtohet nga Partia Socialiste

2026 – Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca përjashtohen nga forumet e PS./ TCH

Po ndodh...