Nga vilat e “Visit të Pojës” te arrestimi/ 11 orët e fundit të Ergys Agasit në liri, lëvizjet e tij u ndoqën me dron nga policia

Ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku ka rënë në kontradiktë me dëshmitë e dhëna pas arrestimit të tij me Ergys Agasin. Ai po lëvizte me një Audi A6 kur u kap në zonën e Pleplave me Agasin në vendin e pasagjerit. Në deklarimin e parë, Shpataraku tha se makinën e kishte marrë nga një shok me emrin “Tomi”, të cilit nuk ia dinte mbiemrin, pasi automjeti i tij “herë pas here nxehej”.
Por në deklarimin e dytë të dhënë më 18 shtator para policisë gjyqësore, Uljan Shpataraku ka ‘shfaqur probleme me kujtesën’. Shoku nga i cili pretendon se mori makinën nuk quhet më “Tomi”, por “Toni”. Ndërsa arsyeja pse kishte lënë automjetin e tij ishte se “ishte prishur kondicioneri” dhe jo siç deklaroi më parë se “makina e tij nxehej”.
Një tjetër element që del nga dosja lidhet me pronësinë e Audi A6. Shpataraku pretendonte se ia kishte marrë hua shokut, të cilit ia ndërron emrin dy herë, por në fakt pronari i automjetit, Kadri Guza ka dëshmuar se Shpataraku ishte interesuar për ta blerë makinën dhe se ia kishte dhënë për ta provuar dhe për ta çuar në servis, para kryerjes së pagesës prej 15 mijë eurosh.
Shpataraku ka thënë gjithashtu se nuk mbante mend numrat e telefonit që kishte përdorur gjatë dy viteve të fundit. Në dëshminë e parë, kur u pyet për targën e automjetit të tij, deklaroi se nuk e dinte.
Në kontradiktë bie edhe për kohën e qëndrimit në Elbasan. Ai ka pretenduar se qëndroi në Elbasan rreth dy orë, ndërsa raporti i vëzhgimit dokumenton makinën në atë zonë nga ora 13:35 deri në 18:16, pra për gati 5 orë./Shqiptarja.com
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
