Pamje të rënda nga Tirana! 26-vjeçari i grabit me dhunë varësen një gruaje në rrugë

6 October 2026, 13:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pamje të rënda nga Tirana! 26-vjeçari i grabit me dhunë

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, të dyshuar për një sërë vjedhjesh në kryeqytet dhe në Rinas, disa prej të cilave të kryera me dhunë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit F. K., 51 vjeç, dhe D. M., 37 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë veprimeve hetimore, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari ka kryer edhe një tjetër vjedhje me dhunë në të njëjtën zonë, më 2 tetor.

Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Kilometrazhi”. Gjatë këtij operacioni u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti në Rinas. Automjeti u lokalizua në Durrës dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia ka sekuestruar në cilësin e provës materiale 10 automjetet e vjedhura.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të qytetarëve, finalizohen 3 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.

Arrestohen 3 shtetas që dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh (disa, me dhunë), në Rinas dhe në Tiranë.

Sekuestrohen 10 mjete të dyshuara të vjedhura.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë, edhe më datë 02.10.2026.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Kilometrazhi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në Durrës, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimatrinë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...