Pas kërcënimeve për Ibrin, vjen reagimi i SHBA-së: Paqja në Ballkan prioritet!

11 August 2026, 18:05 / AKTUALITET ALFA PRESS
Pas kërcënimeve për Ibrin, vjen reagimi i SHBA-së: Paqja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet një prej prioriteteve të Uashingtonit.

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Më 9 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se autoritetet serbe po shqyrtojnë, së bashku me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Ai e lidhi këtë ide me prishjen e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

Deklarata shkaktoi reagime të forta nga zyrtarët kosovarë dhe më pas u shoqërua edhe me një përplasje publike mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Serbisë.

Edhe Komisioni Evropian ka rikujtuar rëndësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se përparimi në procesin e normalizimit është një parakusht për avancimin e të dyja palëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

 

Po ndodh...