73 ditë rezistencë/ Protesta kundër kastës politike nuk ndalet, diaspora vjen në 14-16 gusht
11 August 2026, 18:40 / POLITIKË
Prej 73 ditësh vijojnë protestat e “Revolucionit të Flamingove” kundër qeverisë së Edi Ramës.
Protestuesit janë rikthyer sërish në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.
“Rama, jep dorëheqjen” është një nga thirrjet kryesore të protestuesve, ndërsa në protestë vijojnë të përsëriten mesazhet kundër qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes.
Pas 73 ditësh, protestuesit shprehen se lëvizja do të vijojë, duke paralajmëruar se rezistenca do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Gjatë javës pritet edhe një shtim i numrit dhe masivizim i protestës pasi në vend do të vijnë shqiptarë nga diaspora.
Shqiptarët në mërgim kanë paralajmëruar protesta masive në datat 14, 15 dhe 16 gusht.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128