Sërish vatra zjarri në Krujë, frikësohen banorët

11 August 2026, 20:56 / AKTUALITET ALFA PRESS
Sërish vatra zjarri në Krujë, frikësohen banorët

Banorët e lagjes Abaze në Krujë kanë dërguar një video ne redaksinë e A2 CNN ku duken disa vatra zjarri në faqen e malit. Ata thonë se flakët mund të rrezikojnë të përhapen sërish me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes raportoi për dy vatra aktive në zonë. “Në lagjen Abaze, zjarri ka pasur përhapje të favorizuar nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Krastë–Halil, situata u përkeqësua në orët e para të mëngjesit, duke rritur rrezikun për banesat”, tha ministria.

“Ndërhyrja me 2 helikopterë ka normalizuar situatën dhe forcat operacionale vijojnë punën për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës”. 

Po ndodh...