Nga diaspora në protestë/ Emigranti: Kam ardhur posaçërisht, nuk mund të hesht më
Qëndresa qytetare në ditën e 73-të të protestës ka vijuar me fjalime të forta nga përfaqësues të diasporës. Një emigrant i kthyer nga jashtë posaçërisht për t’iu bashkuar tubimit përpara Kryeministrisë ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë dhe situatës ku ndodhet vendi.
Në fjalën e tij para protestuesve, ai theksoi se vendi po përballet me padrejtësi në çdo valencë të jetës, ndërsa vuri në dukje braktisjen e sektorëve vitalë të shoqërisë:
“Kam ardhur nga jashtë për protestën. Ka shumë padrejtësi në shumë aspekte. Shteti duhet të ndihmojë shqiptarët që të jetojnë këtu. Biznesi është braktisur, shkollat janë braktisur. Ndihem shumë i turpëruar nga kjo situatë dhe do protestoj, prandaj jam këtu sot.”
Më tej, emigranti shprehu revoltën e tij të thellë ndaj figurës publike të kryeministrit dhe sistemit të patronazhimit, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos shesin dinjitetin:
“Më ka ardhur turp nga kryeministri im. A është kryeministër apo alabak që shkon e ulet në gjunjë? Më vjen turp që një kryeministër si ky më përfaqëson mua. Patronazhistët për 5 lekë mendojnë se realizuan jetën e tyre, por ata duhet të mbajnë turpin!” deklaroi ai nga podiumi i protestës.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128