Dita 73/ Nis marshimi i madh i Protestës: Rama në burg, Berisha në burg

11 August 2026, 21:57 / POLITIKË ALFA PRESS
Dita 73/ Nis marshimi i madh i Protestës: Rama në burg, Berisha

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Revolucion”, protestuesit janë zhvendosur në bulevard, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë.

Pas 73 ditësh protestash, organizatorët paralajmërojnë vazhdimin dhe masivizimin e lëvizjes, ndërsa pritet që tubimet të marrin përmasa më të mëdha gjatë ditëve të ardhshme.

 

Në datat 14, 15 dhe 16 gusht, pritet edhe pjesëmarrja e shqiptarëve nga diaspora, të cilët kanë paralajmëruar protesta masive në Tiranë.

 

Po ndodh...