Lura nën flakë/ Situata del jashtë kontrollit, Gjunkshi apel për ndihmë nga ajri

Këshilltari i Sigurisë në PD, Xhemal Gjunkshi me anë të një reagimi në rrjete sociale ka bërë thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë në Lurë, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
“Qytetarët kanë nevojë për shtetin në terren, jo për deklarata nga zyrat e institucioneve. Mobilizoni kapacitetet që dispononi dhe dërgoni ndihmën ajrore tani!”, shkruan Gjunkshi në reagimin e tij.
Reagimi i Xhemal Gjunkshit:
Lura po digjet! Situata ka dalë jashtë kontrollit Kanë kaluar më shumë se 8 orë nga rënia e zjarrit në Lurë dhe flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, duke shkrumbuar qindra hektarë pyje e kullota.
Situata ka dalë jashtë kontrollit. Rrezikohen banorët e Borje-Lurës, banesat e tyre dhe gjëja e gjallë. Tashmë rrezikohet edhe fshati Fushë-Lurë. Nuk kemi më përballë vetëm një zjarr pyjor. Kemi një rrezik real për jetën e banorëve dhe pronat e tyre.
Në këtë situatë kërkohet urgjentisht:
* vlerësim profesional i situatës në terren;
* shtim i menjëhershëm i forcave zjarrfikëse dhe personelit;
* mjete të rënda dhe pajisje të përshtatshme për terrenin malor;
* mobilizimi i Forcave të Armatosura;
* ndërhyrje ajrore me helikopterë dhe avionë;
* një plan i qartë veprimi për mbrojtjen dhe, nëse është e nevojshme, evakuimin e banorëve.
Prej vitesh kemi dëgjuar premtime për avionët e fikjes së zjarreve. Kryeministri dhe ministrat e Mbrojtjes ndër vite kanë folur për kapacitete ajrore që do të ishin në dispozicion të vendit.
Ku janë këto kapacitete? Qytetarët kanë nevojë për shtetin në terren, jo për deklarata nga zyrat e institucioneve.
Mobilizoni kapacitetet që dispononi dhe dërgoni ndihmën ajrore tani! Lura nuk duhet braktisur!
Mbroni banorët! Mbroni Fushë-Lurën! Veproni tani!
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128